Kush janë dy kushërinjtë shqiptarë, polica belge kërkon ndihmë për kapjen e tyre

schedule20:00 - 1 Gusht, 2019

schedule 20:00 - 1 Gusht, 2019

Dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia Shqiptare që në Qershor të vitit 2018, tashmë po kërkohen edhe nga autoritetet belge. Ata janë shpallur në kërkim për çështjen e “Toyota Yaris”, ku brenda një makine në portin e Durrësit u zbuluan rreth 3.4 milionë euro.

Policia belge ka lëshuar një njoftim sot me kërkesë të një gjykatësi hetues, i cili kërkon hetime më të imtësishme për sasinë e parave të sekuestruara më 24 Qershor të viti 2018 në portin e Durrësit.

Policia belge bën apel për kapjen e Alfred dhe Elvis Vladi, të moshës 33 dhe 39 vjeç, të cilët konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.

 “Kushdo që ka informacion për dy shqiptarët të kontaktojnë përmes numrit të telefonit falas 0800/30 300. Dëshmitë gjithashtu mund të komunikohen përmes adresës [email protected]. Ky njoftim është në dispozicion në www.police.be”, thuhet në njoftim.

Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët dyshohet se janë personat që kishin organizuar trafikun e 3.4 milionë eurove nga Belgjika për në vendin tonë. Që nga viti 2018 është kërkuar bashkëpunim edhe me homologët belgë, gjermanë dhe atyre italian për të rënë në gjurmë të dy kushërinjve Vladi./abcnews.al