Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA raportoi se qeveria iraniane ka falur 22,000 persona që u arrestuan gjatë protestave që filluan shtatorin e kaluar për vdekjen e një vajze të re iraniane-kurde, Mahsha Amini, ndërsa ndodhej në paraburgim.
Ajo u arrestua pasi nuk kishte respektuar kodin e veshjes në vend.
Protestat masive antiqeveritare që nisën në të gjithë vendin çuan në arrestime të shumta.
/abcnews.al