Nga Jonathan Lemire dhe Alexander Ward, Politico
Përktheu Sonila Backa-abcnews.al
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë qenë kryesisht në të njejtin hap që kur administrata e Presidentit Joe Biden premtoi mbështetje për sa kohë të ishte e nevojshme për t’i rezistuar pushtimit të pamëshirshëm të Moskës.
Por më shumë se një vit pas luftës, ka dallime në rritje midis Uashingtonit dhe Kievit për qëllimet e luftës, dhe pikat e mundshme të përshkallëzimit të konfliktit se si dhe kur do të përfundojë konflikti.
“Administrata nuk ka një objektiv të qartë politikash. A është qëllimi zvarritja e luftës, pikërisht ajo që dëshiron Vladimir Putin?” tha Republikani Michael McCaul (R-Texas), kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Publikisht, ka pasur pak përçarke midis Bidenit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, një aleancë e shfaqur plotësisht muajin e kaluar kur presidenti amerikan bëri vizitën e tij të fshehtë në Kiev, raporton abcnews.al.
Por në bazë të bisedave me 10 zyrtarë, ligjvënës dhe ekspertë, po shfaqen pika të reja tensioni: Sabotimi i një tubacioni të gazit natyror në Oqeanin Atlantik; mbrojtja brutale e një qyteti ukrainas të parëndësishëm strategjik; dhe një plan për të luftuar për një rajon ku forcat ruse janë vendosur që për gati një dekadë.
Zyrtarë të lartë të administratës thonë se uniteti midis Uashingtonit dhe Kievit është i ngushtë. Për nëntë muaj, Rusia ka rrethuar Bakhmutin, megjithëse marrja në kontroll e qytetit juglindor të Ukrainës do të bënte pak për të ndryshuar trajektoren e luftës. Ajo është bërë pika qendrore e luftës në javët e fundit, me trupa dhe të burgosur nga grupi mercenar Ëagner që udhëheqin luftimin kundër forcave ukrainase.
Të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha dhe e kanë kthyer qytetin në gërmadha. Ukraina ka refuzuar të braktisë qytetin e rrënuar edhe me kosto të jashtëzakonshme.
“Çdo ditë na lejon të fitojmë kohë për të përgatitur rezervat dhe për t’u përgatitur për operacionet e ardhshme sulmuese,” tha gjeneral Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës.
Zyrtarë të shumtë të administratës kanë filluar të shqetësohen se Ukraina po shpenzon shumë fuqi punëtore dhe municione në Bakhmut sa mund të dëmtojë aftësinë e tyre për të nisur një kundërofensivë të madhe në pranverë, raporton abcnews.al.
“Sigurisht që nuk dua të nënvlerësoj punën e jashtëzakonshme që ushtarët dhe udhëheqësit e ukrainas kanë bërë në mbrojtjen e Bakhmutit por mendoj se është më shumë një vlerë simbolike sesa një vlerë strategjike dhe operacionale”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Kiev, tani për tani, ka injoruar kontributin e Uashingtonit. Ndërkohë, një vlerësim i inteligjencës amerikane sugjeroi se një “grup pro-ukrainas” ishte përgjegjës për shkatërrimin e tubacioneve të gazit natyror Nord Stream vjeshtën e kaluar, duke hedhur dritë mbi një mister të madh.
Raporti i Inteligjencës, i raportuar fillimisht nga The New York Times, ishte i shkurtër në detaje, por dukej se rrëzoi një teori se Moska ishte përgjegjëse për sabotimin e tubacioneve që dërgonin gazin rus në Europë.
Analistët e inteligjencës nuk besojnë se Zelensky ose ndihmësit e tij ishin të përfshirë në sabotim, por administrata Biden i ka sinjalizuar Kievit, njësoj si kur një makinë bombë në Moskë vrau vajzën e një nacionalisti të shquar rus vitin e kaluar, se disa akte dhune jashtë kufijve të Ukrainës nuk do të tolerohen, raporton abcnews.al.
Ka pasur gjithashtu, ndonjëherë zhgënjime për dërgesat e armëve nga Uashingtoni në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara, deri tani, kanë dërguar shumicën e armëve dhe pajisjeve në front, por Kievi gjithmonë ka kërkuar edhe më shumë armë.
Megjithëse shumica e administratës e kanë kuptuar dëshpërimin e Kievit për t’u mbrojtur, ka pasur ankesa për kërkesat e vazhdueshme dhe, ndonjëherë, Zelenskyy nuk ka treguar mirënjohjen e duhur, sipas dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.
“Unë mendoj se administrata është i dyzuar, Këshilli i Sigurisë Kombëtare është i dyzuar gjithashtu” se çfarë armësh duhet të dërgojë në Ukrainë, tha McCaul, i cili është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të lartë Biden.
“Unë flas me shumë drejtues të lartë ushtarakë dhe ata janë, në një pjesë të madhe, mbështetës për t’u dhënë atyre sisteme raketore ATACMS.”
Administrata nuk i ka dërguar këto sistemeve sepse kanë mbetur shumë pak në arsenalin e Amerikës. Ekziston gjithashtu frika se Ukraina mund të godasë disa zona në Rusi, duke e përshkallëzuar potencialisht luftën.
Një raport i kohëve të fundit se Pentagoni po bllokonte administratën e Bidenit nga dhënëia e provave për krimet e mundshme të luftës ruse me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, gjithashtu vendosi një tjetër pengesë në narrativën e unitetit.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u tronditën kur u bë publike historia e Neë York Times, nga frika se do të dëmtonte çështjen morale që SHBA-ja ka bërë për mbështetjen e Ukrainës kundër krimeve të luftës ruse dhe krimeve kundër njerëzimit.
Administrata deklaroi përfundimisht aleancën midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Ëatson tha se Shtëpia e Bardhë është “në komunikim të vazhdueshëm me Ukrainën, pasi ne mbështesim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të tyre”.
Megjithëse Biden ka premtuar mbështetje të palëkundur dhe arkat mbeten të hapura për momentin, SHBA-ja ka qenë e qartë me Kievin se nuk mund ta financojë Ukrainën pafundësisht në këtë nivel, raporton abcnews.al.
Megjithëse mbështetja e Ukrainës ka qenë kryesisht një përpjekje dypartiake, një numër i vogël por në rritje i republikanëve kanë filluar të shprehin skepticizëm në lidhje me përdorimin e thesarit amerikan për të mbështetur Kievin pa ditur se kur kjo luftë do të marrë fund.
Ndër ata që kanë shprehur dyshime për mbështetjen për afat të gjatë është kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy , i cili ka thënë se SHBA nuk do t’i ofronte një “çek të bardhë” Ukrainës dhe refuzoi ftesën e Zelensky për të udhëtuar në Kiev dhe për të mësuar rreth realiteteve të luftës.
Por shumë vëzhgues vlerësojnë unitetin e jashtëzakonshëm transatlantik, duke lavdëruar fortësinë e aleancës, pavarësisht nga dëmet ekonomike dhe politike që ka marrë lufta.
“Unë shoh disa krisje të vogla, por ato kanë ekzistuar me pika mosmarrëveshjeje dhe pikëpamje të ndryshme midis SHBA-së dhe Ukrainës edhe para pushtimit të madh të shkurtit dhe që atëherë,” tha Shelby Magid, zëvendësdrejtore e Qendrës Eurasia të Këshillit Atlantik.
Pikat e krizës ende janë të dukshme në horizont. Këmbëngulja e Zelenskyy që e gjithë Ukraina përfshirë Krimenë, e cila ka qenë nën kontrollin rus që nga viti 2014 t’i kthehet Ukrainës përpara se të fillojnë negociatat e paqes, vetëm sa do ta zgjasë luftën, besojnë zyrtarët amerikanë.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken i ka sinjalizuar Kievit se rimarrja e mundshme e Krimesë do të ishte një vijë e kuqe për Putinin, ndoshta duke çuar në një përshkallëzim dramatik nga Moska.
Për më tepër, Pentagoni ka shprehur vazhdimisht dyshime nëse forcat e Ukrainës, pavarësisht se janë të armatosura me armë të sofistikuara perëndimore do të jenë në gjendje të mbajnë larg trupë rusë nga Krimea, ku ajo ka qenë prezente për gati një dekadë.
Tani për tani, Biden vazhdoi t’i përmbahet fjalëve të tij se Shtetet e Bashkuara do t’ia lënë Zelenskky-t të gjitha vendimet për luftën dhe paqen.
Por anembanë Uashingtonit kanë filluar pëshpëritjet se sa e qëndrueshme do të jetë kjo ndërkohë që lufta po vazhdon ndërkohë që po afrohen zgjedhjet presidenciale.
“Nuk ka pasur kurrë një luftë në histori pa pengesa dhe sfida,” tha Republikani Jason Croë (D-Colo.), një veteran i ushtrisë dhe anëtar i HFAC.
“Pyetja nuk është nëse ukrainasit kanë pengesa, por si reagojnë dhe i kapërcejnë ato. Ukraina do t’i kalojë, do ta mposhtë Rusinë dhe do të jetë e lirë”.
/abcnews.al