Karburantet do të jenë në kontroll të rreptë nga administrata tatimore. Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Brahimaj, tha se aksioni kundër informalitetit do të ndalet në sektorin e hidrokarbureve dhe se pa kupon tatimor nuk do të ketë furnizim me karburant.
Pa kupon tatimor nuk ka karburant! Në lupën e tatimeve përgjatë të gjithë muajit Gusht do të jetë sektori i hidrokarbureve. Aksioni, bën të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Brahimaj, merr shkas nga abuzimet e konstatuara kohët e fundit.
Përgjate Korrikut, tatimet janë ndalur në 1933 biznese të mëdha, në fushën e hidrokarbureve, ndërtimit dhe hotelerisë. 803 prej tyre kanë rezultuar me shkelje. Drejtoresha e Përgjithshme tregon se mbi 30 raste janë referuar në prokurori.
Ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë në kuadër të luftës kundër informalitetit vijoi inspektimet në terren. Denaj i shprehu mbështetjen bizneseve të rregullta dhe luftë të përditshme paligjshmërisë./ABC News Albania 24/7