Një fëmijë është në mesin e të plagosurve nga të shtënat me armë që ndodhën mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Nga të shtënat, mbeti viktimë banakierja e lokalit.
Ermal Vija raportoi se sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit.
Ndërkaq, në vendngjarje ka mbërritur edhe prokurori i Tiranës, Ardian Dyrmishi./abcnews.al