Është koha që të gjithë palët të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të reflektojnë në lidhje me krizën e thellë që është vendi sipas kreut të shtetit, Ilir Meta. Presidenti i Republikës tha gjithashtu se kjo situatë nuk e nderon klasën politike.
Përndryshe vijoi më tej kreu i shteti do të detyrohet të ftojë mediat botërore dhe të shkojë të vërë një buqetë me lule te varri i ish-Presidentit Ramiz Alia. Kjo pasi sipas tij edhe pse ishte lideri i Partisë Komuniste, i dha mundësinë opozitës asokohe të futej në zgjedhje
“Mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk vazhdon kjo histori duke u fshehur askush nga ne përballë një situate që nuk na nderon, jo popullin shqiptar se nuk është faji i popullit, por klasën politike sot të gjithë në vendin tonë. I ftoj të gjithë të reflektojnë përndryshe do më detyrojnë të ftoj mediat botërore dhe të shkoj të vë një buqetë me lule te varri i ish-Presidentit Ramiz Alia sepse edhe Ramiz Alia edhe pse ishte udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri.
Edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë, me luftë, edhe pse ishte i ndërgjegjshëm që në 45 vite ishte krijuar një armiqësi e tmerrshme në vend për shkak të luftës së klasave, persekutimeve etj., përsëri tregoi përgjegjshmëri. Sot e vlerësojmë shumë herë më tepër pas këtyre gjërave që po na shohin sytë për të shtensionuar gjithë atë tension social, politik, për t’i shtyrë zgjedhjet, për t’i dhënë mundësinë opozitës së asaj kohe që të merrte pjesë në zgjedhje edhe pse e dinte se qëllimi i saj ishte përmbysja e lidershipit të tij komunist dhe asaj që përfaqësonte. Kështu që ne nuk duhet të vonohemi më tej. Natyrisht është 1 Gushti dhe secili mund të pushojë dhe reflektojë pak, por e kam thënë që Shtatori është shumë vonë, ndërsa pas 13 Tetorit nuk na duhet asnjë marrëveshje”, tha Meta./abcnews.al