Më shumë se 1300 emigrantë janë shpëtuar nga rojet bregdetare në brigjet e Italisë së Jugut mbrëmjen e të shtunës duke parandaluar kështu një tjetër tragjedi .
Sipas autoriteteve italiane këto emigrantë ndodheshin në tri varka të cilat ishin të tejmbushura.
Në varkën e parë ndodheshin 487 emigrantë të cilët u shpëtuan pranë portit të Crotones rreth orës 2 të mëngjesit të datën 11 mars.
Rreth 500 emigrantë të tjerë u shpëtuan pranë portit të Reggio Calabria ndërsa në varkën e tretë ndodheshin 379 persona të cilët me ndihmën e rojeve bregdetare mbërritën në portin sicilian të Agusta-së.
Italia po përballet prej kohësh me një presion të lartë nga emigrantët e paligjshëm të cilët kryesisht mbërrijnë drejt brigjeve italiane nga lindja e mesme dhe afrika.
Këtë të dielë, mediat kanë shkruar se një rapor i shërbimit sekret italian ka zbuluar se rreth 685 mijë emigrantë pritet të zbarkojnë në brigjet italiane nëpërmjet varkave nga Libia.
Raporti i cili ka ngritur një alarm tani më i është dorëzuar autoriteteve qeveritare.
Këtë të dielë është rënduar edhe bilanci i viktimave nga tragjedia e 26 shkurtit në brigjet e Kalabrisë ku një anije e cila mbante rreth 180 emigrantë u përmbyt.
Tri trupa të tjerë të pajetë ku mes tyre njv fëmijë janë gjetur duke e cuar kështu numrin e viktimave nga kjo tragjedi në 79./abcnews.al