Pas kolapsit, banka e Silicon Valley “kërkon” për blerës në Lindjen e Mesme

schedule16:26 - 12 Mars, 2023

schedule 16:26 - 12 Mars, 2023

Qeveria në Mbretërinë e Bashkuar po përpiqet të gjejë një blerës të Lindjes së Mesme për degën britanike të bankës amerikane Silicon Valley Bank (SVB UK)  në mënyrë që të parandalojë pasojat nga kolapsi i SVB të përhapen në sektorin e teknologjisë, sipas gazetës “The Financial Times”.

SVB UK ka 7 miliardë paund (8.42 miliardë dollarë) depozita në Bankën e Anglisë (BoE), e cila pësoi një dështim të premten.

SHBA: Shpëtimi i Bankës së Silicon Valley nuk konsiderohet

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha sot se ajo po punon ngushtë me rregullatorët përkatës të bankave amerikane për t’iu përgjigjur kolapsit të Silicon Valley Bank (SVB) për të mbrojtur depozituesit, megjithatë, një shpëtim i madh financiar nuk po shqyrtohet.

“Më lejoni të jem e qartë se gjatë krizës financiare kishte investitorë dhe pronarë të bankave të mëdha sistematike që u shpëtuan financiarisht. Reformat që janë vendosur do të thotë se ne nuk do ta bëjmë më këtë.” tha Yellen për median CBS.

“Megjithatë, ne jemi të shqetësuar për depozituesit dhe po përqendrojmë vëmendjen tonë në plotësimin e nevojave të tyre,” tha Yellen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!