Sheiku Jassim Bin Hamad Al Thani mbetet i bindur se do të jetë në gjendje të marrë drejtimin e Man United, pretendon Fabrizio Romano.
Ai ende mbetet i etur për të blerë 100% aksionet e Glazers.
Al Thani ende beson se oferta e tij, e cila përflitet të jetë rreth 4.5 deri në 5 miliardë paund, është më e përshtatshme për blerjen.
Ai ka plane të investojë fuqishëm në përmirësimin e skuadrës së ekipit të parë, sistemin e të rinjve si dhe objektet në Old Trafford nëse është në gjendje të blejë klubin.
Sheikh Jassim po përballet me konkurrencën nga miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe. /G.D abcnews.al/
Burimi: FabrizioRomano @Twitter