Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Luginën e Preshevës, Kujtim Sadriu, ka qenë i fituar në emisionin “Ballkan” të gazetares, Linda Karadaku në ABC News dhe ndër të tjera ka komentuar edhe situatën mes Kosovës dhe Serbisë të cilat janë pranë firmosjes së planit të BE për arritjen e një marrëveshjeje.
Sadriu shprehet se në këtë plan nuk përfshihet në asnjë pikë Presheva dhe sipas tij i vetmi plan që e prekte dhe mund ta shpëtonte atë është ideja e presidentit Thaçi për shkëmbimin e territoreve.
Ai po ashtu ka shtuar se nëse kjo nuk ndodh fati i Preshevës do t’i ngjajë fatit të Çamërisë.
“E vetmja shpresë për të shpëtuar ne është ideja e presidentit Thaçi, që ka të bëjë më shkëmbimin e territoreve.
Nëse kjo nuk ndodh, fati i Preshevës do t’i ngjajë fatit të Çamërisë,” u shpreh Kujtim Sadriu.r.t/abcnews.al