Lituania feston 33-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik

schedule14:51 - 11 Mars, 2023

schedule 14:51 - 11 Mars, 2023

Lituania feston sot 33-vjetorin e shpalljs së pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik. Lituania shpalli pavarësinë e saj më 11 mars 1990, një vit para shpërbërjes formale të Bashkimit Sovjetik.

“Ne kemi festuar ditën e Pavarësisë për dekadën e katërt, po festojmë çlirimin nga pushtimi, fitoren e demokracisë”, tha kryeministrja Ingrida Simonyte.

Simonyte tha se “fryma e unitetit” ka mbajtur të bashkuar deri më sot popullin e saj në krijimin e “një Lituanie të pasur, moderne dhe, më e rëndësishmja, të lirë”.

Por ajo gjithashtu e ktheu vëmendjen te fqinji i Lituanisë, Ukraina, e cila po lufton kundër agresionit rus.

“Sot, ukrainasit po paguajnë një çmim të rëndë dhe mbrojnë lirinë e të gjithëve ne. Prandaj, ne duhet të bëjmë më shumë se sa mundemi që Ukrainë të festojë sa më shpejt, për të varrosur njëherë e përgjithmonë ambiciet perandorake të një vendi të sëmurë.”

/abcnews.al