GRAMSH- Një 59-vjeçar nga Gramshi është vënë në pranga me akuzën e dhunimit për shkak të detyrës. Policia thekson se i arrestuari, shtetasi me iniciale, Sh.R, ka dhunuar një mjek në spitalin e Gramshit. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme/abcnews. al