Xi Jinping emëron Li Qiang, kryeministrin e ardhshëm të Kinës

schedule08:33 - 11 Mars, 2023

schedule 08:33 - 11 Mars, 2023

Xi Jinping ka emëruar Li Qiang, 63 vjeç, për t’u bërë kryeministër gjatë takimit vjetor të parlamentit të Kinës.

Li Qiang do të zëvendësojë Li Keqiang, i cili mori postin e kryeministrit në vitin 2013 mes shpresave të mëdha se ai do të sillte reformat liberale. Por fuqia e tij u frenua nga Xi, i cili gjithnjë e më shumë mënjanoi Li Keqiang.

Li Qiang është ish-shefi i Partisë Komuniste të Shangait, qyteti më i madh i Kinës. AI është një aleat i ngushtë i Xi, i cili ka shërbyer si shef i stafit të tij midis 2004 dhe 2007, kur Xi ishte sekretar i partisë së provincës Zhejiang të Kinës lindore.

/abcnews.al