Në Gjermani, konkretisht në Berlin, tashmë gratë do të mund të notojnë ‘topless’ në pishinat e qytetit. Ky vendim u mor në një përpjekje për të luftuar diskriminimin midis burrave dhe grave, dhe një grua kishte apeluar në shërbimin kundër diskriminimit në Berlin sepse nuk i lejohej të notonte në një pishinë pa mbuluar gjoksin.
Berlin frees the nipple! https://t.co/wmwamwt1xZ
— Mangoman (@69mangoman) March 9, 2023
Pas këtyre ngjarjeve, “Berliner Bäder-Betriebe do të zbatojë një rregullore të re të brendshme që respekton barazinë gjinore”, tha agjencia.
“Noti me gjoks të zhveshur do të lejohet në të ardhmen për të gjitha femrat apo personat me gjoks femëror”, sqaroi ai.
Gjithashtu, shërbimi i ndërmjetësimit kundër diskriminimit të Berlinit nuk mungoi të shprehë kënaqësinë për këtë vendim./abcnews.al