Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, piktori i filmave, Arben Basha ka treguar se shumë nga filmat shqiptarë të xhiruar shumë vite më parë, shikohen ende sot. Ai ka përmendur disa nga më të pëlqyerit nga “Përrallë nga e kaluara” deri te “Vdekja e kalit”.
“Një pjesë e filmave sot ka njerëz që i shohin sërish. Ka shokë të mitë që më thonë sot: ‘Ua sa filmi bukur’. Për shembull, “Përrallë nga e kaluara” unë e shoh me ëndje edhe sot. “Nëntori i dytë”, që gati-gati është bërë edhe si film-dokumentar, tregon historinë dhe e ilustron. Ka filma të ndryshëm, “Vdekja e kalit”, është film shumë i lezetshëm, shumë i kendshëm”, u shpreh Basha.
Më tej, ai ka thënë se në ditët e sotme, dora e piktorit të filmit nuk ekziston, pasi për shkak të financave askush nuk zgjedh ta marr.
“Dora e piktorit të filmit tani nuk ekziston fare. Nuk kanë se për çfarë e duan. Pasioni është gjithnjë me financën, në qoftë se e financon, ke edhe rezultat”, shtoi Basha./abcnews.al