Basha nga Korça: Pazar me Edi Ramën, jo! 

schedule15:05 - 31 Korrik, 2019

schedule 15:05 - 31 Korrik, 2019

“Nuk ka Pazar me Edi Ramën”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike gjatë takimit që zhvilloi me strukturat e partisë në Korçë.

30 Qershori provoi se me këtë kryeministër nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor, sipas kryedemokratit, i cili theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale.

Kreu demokrat u shpreh i sigurt se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ai deklaroi se largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm.

“Prandaj opozita e bashkuar i qëndron deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit”, u shpreh Lulzim Basha në Korçë./ABC News Albania 24/7