Gratë do të jenë në gjendje të notojnë topless në pishinat e Berlinit

schedule22:08 - 9 Mars, 2023

schedule 22:08 - 9 Mars, 2023

Me synimin për të luftuar diskriminimin midis burrave dhe grave, agjencia që menaxhon pishinat e Berlinit ka njoftuar se gratë do të jenë në gjendje të notojnë topless.

Një grua kishte apeluar në shërbimin kundër diskriminimit të Berlinit, sepse burrat lejoheshin të notonin topless në pishina, por gratë jo.

Me rastin e këtij apeli, kompania Berliner Bäder-Betriebe në të ardhmen do të zbatojë rregulloren e saj të brendshme dhe rregullimin e banjave në mënyrë të tillë që të respektohet barazia gjinore”, thuhet në shërbim. “Noti me topless do të lejohet në të ardhmen për të gjitha femrat apo personat me gjoks femëror”, sipas shërbimit.

Avokati i popullit kundër diskriminimit i Berlinit e miratoi vendimin.