Analisti Milaim Zeka deklaroi se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk nënshkruan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, më 18 mars në Ohër, Kosova do të humbasë.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Zeka u shpreh se Kurti duhet të tregohet burrë shteti dhe të shohë interesat e vendit.
Ndër të tjera, Zeka nënvizoi se Kurti duhet të dëgjojë këshillën e evropianëve dhe amerikanëve për planin për marrëveshje me Serbinë.
“Në rast se Kurti nuk e nënshkruan marrëveshjen e Ohrit, do të humbasë qytetari i Republikës së Kosovës, do të humbasë shteti i Kosovës. Kurti duhet të tregohet një burrë shteti. Albin Kurti nuk duhet të pyesë as partinë e tij, as opozitën. Por duhet të pyesë për interesat e vendit, për interesat e Kosovës dhe të dëgjojë këshillën absolute të evropianëve dhe amerikanëve. Kjo është e mira e Kosovës. Pastaj, se çfarë ndodh me Albin Kurtin politikisht, pak rëndësi ka për ardhmërinë e vendit”, theksoi ai.
/abcnews.al