NATO: Suedia, Finlanda dhe Turqia bien dakord të vazhdojnë takimet

schedule17:42 - 9 Mars, 2023

schedule 17:42 - 9 Mars, 2023

“Turqia ka pranuar se Suedia dhe Finlanda kanë ndërmarrë hapa të prekshëm për të adresuar shqetësimet e Ankarasë në lidhje me përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me NATO-n dhe të tre vendet do të mbajnë takime të mëtejshme”, tha sot kryenegociatori i Suedisë për procesin e pranimit.

Ne shohim se Turqia e ka pranuar se Suedia dhe Finlanda kanë ndërmarrë hapa konkretë në këtë marrëveshje, që është një shenjë e mirë,” tha kryenegociatori Oskar Stenström në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s pas bisedimeve trepalëshe.

Zyrtari suedez po i referohej një memorandumi mbi hapat drejt ratifikimit turk të nënshkruar vitin e kaluar nga Turqia, Suedia dhe Finlanda.

Ai theksoi se të tre vendet do të mbajnë takime të tjera, por nuk është caktuar një datë për to.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se pala turke nuk tha nëse Stokholmi dhe Helsinki i përmbushën të gjitha pikat e marrëveshjes trepalëshe të vitit të kaluar, por duke shprehur optimizëm se është e mundur që parlamenti i ri që do të dalë pas zgjedhjeve turke në maj, votojnë në favor të ratifikimit të pranimit të dy vendeve skandinave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!