Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ka dhënë fund në mbledhjen e sotme të qeverisë skenareve për mbajtjen e zgjedhjeve para Pashkëve. Kryeministri mësohet se ka mohuar indirekt skenarët e zgjedhjeve para festave.
Kyriakos Mitsotakis mësohet se ka thënë se kemi shumë punë legjislative për të bërë në javët e ardhshme. Qeveria po promovon rreth dhjetë projektligje, që kanë të bëjnë me ministri të ndryshme, me theksin në zbardhjen e rastit të aksidentit në Tempe.
Në këtë kuadër, qeveria javën e ardhshme do të shpallë mbështetje financiare për familjet e viktimave të tragjedisë në Tempi.
Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori përgjegjësinë për tragjedinë në Tempi dhe theksoi se “të gjithë jemi fajtorë”, kërkoi nga të gjithë të jenë të pranishëm në debatin publik, por me empati, pa asnjë kompensim faji, me ndershmëri dhe të vërtetë, me qëllim zbardhjen e plotë të rastit.
/abcnews.al