“Vij nga një fshat ku vajzat jepen akoma me mblesëri”, këngëtarja shqiptare: Më panë si të isha e krisur në kokë

schedule10:57 - 9 Mars, 2023

schedule 10:57 - 9 Mars, 2023

Këngëtarja shqiptare që prej kohësh është shpërngulur në SHBA, Linda Halimi ka bërë një rrëfim për jetën e saj në “ABC e Mëngjesit”.

Në një lidhje me Skype, ajo ka treguar se fakti që vjen nga një fshat shumë i vogël, nuk e ka ndaluar që të merret me muzikë. Linda është bërë nostalgjike, duke kujtuar edhe momentin kur njerëzit e paragjykonin dhe i thoshin prindërve të saj se arti është një fushë e flliqur.

Mendoj se çelsi i suksesit tim ka qenë dhurata e Zotit, këmbëngulja ime. Pastaj këmbëngulja ime, edhe pse vij nga një fshat shumë i vogël që ndoshta është shumë absurde që të ketë një këngëtare nga ai fshat. Gocat akoma me mblesëri jepen në atë komunitet, edhe pse nuk e di se si është tani, por kur kam qenë unë në ditët e fëmijërisë, ashtu ka qenë. Ka pasur akoma raste që gocat janë dhënë me mblesëri, duke filluar prej hallave të mija që ka ndodhur ashtu. Por unë e theva një barrierë dhe të gjithë më panë sikur të isha e krisur në kokë, por që vendosa ta bëja një gjë të tillë, edhe kam pasur mbështetje shumë të madhe nga prindërit, të cilën filluan të më ndiqnin nga mbrapa. I jam falenderuese shumë për këtë gjë.

Më shumë kisha merak për prindërit se ata do t’i hanin të gjitha ato kritikat se mua nuk vinte njëri të më thoshte gjë mua. Por kam dëgjuar shok që i thoshin babit, apo shoqet që i thoshin mamit, se si do ta lësh gocën të bëhet këngëtare se është industri e fëlliqur. Dmth i kam dëgjuar nëpër biseda familjare, mirëpo, prindërit gjithmonë janë munduar që me mirësi të mos i kushtojnë rëndësi opinioneve të të tjerëve”, tregoi këngëtarja./abcnews.al