“Do të vazhdoni me ligjin për dekriminalizimin?”, Rama: Për spiunët do të marrim masa patjetër

schedule10:09 - 9 Mars, 2023

schedule 10:09 - 9 Mars, 2023

Kryeministri, Edi Rama është ndalur të flasë  për mediat në ambientet e jashtë të selisë rozë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, e cila në fokus ka pasur zgjedhjet e 14 majit.

Pyetjes së një prej gazetarëve nëse do të vazhdohet me ndryshimet ligjore për të hequr nga politika Ilir Metën, Rama dhe se nuk kemi asgjë me persona të posaçëm, po për spiunët patjetër që po.

Do të vazhdoni me ndryshimet ligjore në ligjin dekriminalizimin dhe në ligjin për partitë politike për të hequr nga politika Ilir Metën?

“Nuk kemi asnjë gjë me persona të posaçëm, por për spiunët do të marrim masa patjetër,” u shpreh shkurtimisht Rama.r.t/abcnews.al