“Blutë” e Londrës duket se nuk janë mjaftuar nga 326 milionë eurot e shpenzuar në merkaton e dimrit dhe tashmë po mendojnë për transferimet e reja, në fraksionin e ri të merkatos.
Sipas mediave spanjolle, Chelsea ka hyrë në “garë” për shërbimet e hollandezit, Frenkie de Jong, me “blutë” që janë të gatshëm të derdhin në arkat e “katalanasve” plot 80 milionë euro për “tulipanin”.
Ndërkaq, kujtojmë se për mesfushorin hollandez në garë që nga viti i shkuar janë dhe “gjigandët” e Premier League, Manchester United, mirëpo “blutë” duket të jenë më të favorizuar me De Jong, i cili nuk e dëshiron kalimin te “djajtë”. /i.m /abcnews.al