“Unë mund t’ju ndihmoj me VAR-in, nëse jeni të interesuar më kontaktoni”. Ky është një nga mesazhet e fundit të dërguara nga Enriquez Negreira, i larguar së fundmi nga komieteti teknik spanjoll i arbitrave, ku ai ishte nënkryetar, dhe ky mesazh u është dërguar drejtuesve të Barcelonës.
Këtë e ka zbuluar “El Mundo”, me një episod të ri të skandalit të lindur nga hetimi i drejtësisë spanjolle për pagesën e parave nga klubi spanjoll për kompaninë e Negreiras. Presidenti Laporta u mbrojt duke thënë se klubi i tij nuk bleu kurrë gjyqtarë, dhe megjithëse e njëjta gazetë spanjolle që zbuloi mesazhin pranon se Barça nuk mori kurrë një përgjigje për propozimet e Negreira, stuhia mbetet përsëri.
Ishte viti 2020, Reali i drejtuar nga Zidane sapo kishte fituar La Ligën me vendime të diskutueshme për video asistencë dhe Negreira dërgoi këtë mesazh: “Do të ishte më mirë me mua. Unë mund t’ju ndihmoj me VAR-in. Nëse jeni të interesuar, më kontaktoni mua”./ h.ll/abcnews.al