Shkencëtarët nga një universitet kryen një studim interesant dhe tema ishte të zbulonin se si janë në të vërtetë njerëzit me koeficient të lartë inteligjence.
Në hulumtim morën pjesë 165 të rinj (nga 18 deri në 35 vjeç), ndërsa rezultati i hulumtimit befasoi shumë. Është konstatuar se njerëzit inteligjentë janë ata që janë më të hutuarit dhe se e kanë shumë të vështirë të ruajnë përqendrimin.
Përveç vëzhgimit të sjelljes, ata ekzaminuan edhe trurin. Është shumë e qartë se njerëzit inteligjentë kanë më shumë neurone në tru se të tjerët dhe janë këto neurone që janë shkaku i humbjes së përqendrimit.
U vu re se numri i neuroneve në lobin e sipërm ballor të hemisferës së majtë lidhet në mënyrë të kundërt me aftësinë për t’u përqendruar. Në terma të thjeshtë, sa më shumë neurone në atë zonë, aq më e madhe është humbja e përqendrimit.
Në fakt është më e dukshme tek fëmijët inteligjentë. Fëmijë të tillë nuk mund të përqendrohen në një gjë siç duhet, ata janë shumë të të pavëmendshëm dhe fokusi i tyre është në disa gjëra të ndryshme njëherësh. Përveç kësaj, ata janë normalisht nxënës të këqij në shkollë, por nga ana tjetër, koeficienti i inteligjencës së tyre është shumë i lartë.
Nëse vëreni se fëmija juaj është shumë kreativ, energjik, ka një memorie të jashtëzakonshme, ka një fjalor të gjerë për moshën e tij, dijeni se ai është një fëmijë shumë inteligjent. /abcnews.al