Ushtria izraelite vret gjashtë palestinez në Bregun Perëndimor

schedule17:49 - 7 Mars, 2023

schedule 17:49 - 7 Mars, 2023

Gjashtë palestinezë u vranë këtë pasdite në një bastisje të ushtrisë izraelite në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Ushtria izraelite po kryen një operacion në kampin e refugjatëve Jenin. Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite rrethuan një shtëpi në kamp dhe pasuan përleshje të ashpra me persona të armatosur të izoluar brenda ndërtesës, si dhe me luftëtarë palestinezë jashtë saj.

Në një deklaratë të shkurtër, ushtria izraelite tha vetëm se forcat e sigurisë po kryenin një “operacion” në kampin Jenin.

Ministria e shëndetësisë tha më herët se një 26-vjeçar, Muhammad Wael Ghazawi, u vra kur u qëllua në gjoks.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!