Kur bëhet fjalë për lojtarë të mesfushësh që kanë kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tyre në Serie A, padyshim një nga emrat që ka bërë bujë të madhe dhe ka dhuruar spektakël me lojën e tyre është dhe belgu Radja Nainggolan.
Mirëpo, ditën e sotme për mediat Nainggolan zbuloi “prapaskenat” e “aventurës” së tij te belgët e Antwerp, ku sipas mesfushori është trajtuar me një mungesë totale respekti.
“Në Antwerp, më trajtuan si një parazit, si një copë m*t. Overmars erdhi në klub si drejtor sportiv për të më rikthyer në ekipin e parë, por askush nuk guxoi të dilte kundër Presidentit të klubit.
Kam bërë më të mirën në rezervë, kam mbështetur lojtarët e rinj. Unë kam qenë në shumë klube dhe kurrë nuk jam trajtuar kështu. Nuk munda të hyja as në bazën e stërvitjes nga hyrja kryesore.
Vajzat e mia ishin arsyeja kryesore që u ktheva në Belgjikë. Përndryshe, unë mund t’i shihja vetëm me pushime, prandaj doja të qëndroja në Antëerp, edhe pasi humba shumë para, siç ndodhi. Por nuk është problem. Presidenti më dëboi nga vendi. Unë kurrë nuk do ta fal atë për këtë.
Për SPAL-in luaj për qindarka, por me kënaqësi”,- tha në fjalët e tij mesfushori belg. /i.m /abcnews.al