Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në veri të Kosovës, Begaj: Vlerësoj përkushtimin e NATO-s dhe misionin e KFOR

schedule13:42 - 7 Mars, 2023

schedule 13:42 - 7 Mars, 2023

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencë për mediat pas takimit me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka la pa përmendur përkushtimin e aleancës në Kosovë dhe misionin e KFOR.

Së fundmi Kosova u përfshi në disa tensione në veri të saj me shtetasit serb, por Begaj theksoi se KFOR  është garantues i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe Rajon.

“Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar.

Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Që nga viti 2008, Republika e Kosovës është një vend sovran dhe i pavarur me vizion të qartë për t’u integruar në familjen euro-atlantike.

Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi.

KFOR, është garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon,” tha Begaj.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!