Që prej largimi të teknikut Tite nga stoli i Kombëtares së Brazilit, “seleçaot” janë në kërkim të një trajneri me eksperiencë, që mund t’i çojë 5 herë kampionët e botës, drejt suksesit të radhës në Kupën e Botës 2026, në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Pas aludimeve të shumta në media se tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti do të merrtë në dorë “frerët” e pankinës së amerikano-jugorëve, tashmë një tjetër trajner i njohur ka hyrë në “listën e kandidatëve”.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për ish-trajnerin e Real Madrid, francezin, Zinedine Zidane, i cili që prej përfundimit të periudhës së tij të dytë te “galaktikët” është në kërkim të një pune të re për të vazhduar karrierën e tij.
Zidane nuk ka konfirmuar ende asgjë për të ardhmen e tij apo klubin e tij të ardhshëm, por synimi i tij është të kthehet në stol për të vazhduar karrierën e trajnerit. /i.m /abcnews.al