Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka mbledhur në një nga hotelet e Tiranës,m Grupin Parlamentar dhe Kryesinë, për të diskutuar për axhendën e zgjedhjeve lokale.
Pak orë më parë, përfaqësuesi ligjor, Idrit Sefa dërgoi në KQZ kërkesën me emrin e Aliebajt si i autorizuar nga Lulzim Basha për regjistrim në zgjedhje.
Para takimit, deputetja, Jorida Tabaku, në një prononcim të shkurtër për mediat, u shpreh se 3 marsi nuk ka ndryshuar asgjë dhe se qëndrimi i saj është i njëjti.
Sipas saj PD duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje dhe në lidhje me Bashën, theksoi se ai është e shkuara.
“Qëndrimi im nuk ka ndryshuar. 3 marsi një ditë rutinë. PD duhet të dalë bashkë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër.
E kemi kuptuar kundërshtari jonë është përballë nesh. Nuk ka rëndësi të shohim interesin personal, por të ngrihemi që të prezantojmë një ofertë objektive.
I bëj thirrje kolegëve që të bashkohemi dhe t’i ofrojmë shqiptarë një ofertë objektive. E pandershme që në këtë moment të shohim përfitimet personale.
Basha është e shkuara, ne shohim nga e ardhmja,” u shpreh Tabaku.r.t/abcnews.al