Çmimet që shoqërojnë festat e fundvitit

schedule18:22 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 18:22 - 14 Dhjetor, 2017

15 tregjet e licensuara të kryeqytetit janë nën monitorim të vazhdueshëm nga Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit me qëllim mos rritjen e çmimeve në prag të festave të fundvitit. Për çdo rast që konsumatorët konstatojnë çmime abuzive kanë mundësinë ti denononcojnë në numrin e gjelbër të Bashkisë së Tiranës.

Është koha kur blerjet janë të rëndësishme për familjet. Dhe fokusi janë çmimet. Tregtarët thonë se deri tani nuk kanë pësuar rritje.
Këtë e pohojnë edhe konsumatorët.
Por ka edhe nga ata blerës që kanë vënë re rritje të lehta të çmimeve të fruta perimeve.
Blerësit që ndeshen me çmime abuzive kanë mundësinë ti denoncojnë dhe për këtë Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës ka hartuar edhe një pyetësor. Një prej pikave është është edhe konstatimi i këtyre rasteve.
Pas konstatimit kanë mundësinë e denoncimit.
Ndonëse ka ende kohë për tu përgatitur për festat e fundvitit kontrollet do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit dhjetor me qëllim që të mos ketë rritje çmimesh siç ka ndodhur më parë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!