Pagesë për mësues e nxënës/ Shteti rimburson transportin drejt shkollave larg vendbanimeve

schedule13:23 - 4 Mars, 2023

schedule 13:23 - 4 Mars, 2023

Nxënësve që mësojnë në shkolla publike larg shtëpive nëse në zonën ku banojnë nuk ka institucion arsimor apo është në rindërtim do t’ju paguhet transporti.

Përfitues sipas vendimit të fundit të qeverisë do të jenë fëmijët nga kopshti deri në vitin e fundit të gjimnazit apo shkollës profesionale.

“Për të mbështetur familjet kryesisht në zonat rurale, që udhëtojnë në largësi, pagesa e nxënësve ka një bonus, prej 50% më e lartë se cmimi i biletës sipas VKM në fuqi.Pagesa nis për distanca mbi 2 km dhe është 50% më shumë se çmimi i biletës”

Transporti do t’ju mbulohet nga shteti edhe mësuesve që punojnë larg vendbanimit dhe që pas kthimit të drejtorive rajonale të arsimit në zyra vendore e paguanit vetë.

“Janë mësues që udhëtojnë në distancë mbi 5 km, deri në 50 km. Për të tjerët që udhëtojnë në zonat e thella rurale apo në ato rrethe mbi 50 km, është një pagesë rreth 6 mijë lekë”

Rimbursim të transportit do të përfitojnë rreth 40 mijë nxënës dhe 14  mijë mësues. Pavarësisht se vendimi i qeverisë u mor në mars ai parashikon që pagesat të kryhen nga fillimi i vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!