Një grup policësh dhe punonjësish të fushës së naftës të marrë peng gjatë protestave në provincën jugore Caquetá të Kolumbisë janë liruar.
Lajmi u bë i ditur nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, shkruan BBC.
Udhëheqësi kolumbian, Petro kishte bërë thirrje që 79 oficerët dhe nëntë punonjësit e Emerald Energy të liroheshin. Një oficer policie dhe një civil u vranë gjatë trazirave.
Duke njoftuar lirimin e pengjeve, të cilët u filmuan të ulur në një dhomë të mbushur me njerëz në dysheme, Petro u bëri thirrje hetuesve të gjenin përgjegjësit për dy vdekjet.
Ministri i Brendshëm, Alfonso Prada tha më herët të premten se ata u vranë me armë zjarri.
Shumë nga protestuesit janë banorë ruralë dhe indigjenë që duan Emerald Energy të ndërtojë infrastrukturë të re rrugore rreth zonës San Vicente del Caguan.