Achraf Hakimi është shfaqur duke qeshur dhe i lumtur me shokët e skuadrës, Messin dhe Mbappen, në të njëjtën ditë kur prokurorët filluan një hetim zyrtar për abuzimin seksual të tij ndaj një 23-vjeçareje.
Ylli i Marokut u rikthye ditën e djeshme në stërvitje me PSG, pasi ka qenë jashtë fushe për shkak të dëmtimit. Ai është duke fotografuar gjatë seancës stërvitore me Messin dhe Mbappe duke bërë shaka me ta.
Hakimi u padit ditën e djeshme nga prokurorët për akuzën që 23-vjeçarja ka bërë ndaj tij. Hakimi ka refuzuar çdo akuzë ndaj tij, duke thënë se gjithçka është një sajesë pasi nuk ka ndodhur asgjë. Gjithashtu, avokatja e tij ka theksuar se kjo është një situatë për zhvatje parash./ h.ll/abcnews.al