Si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë një festivali ushqimesh në Kaliforni, katër persona kanë mbetur të vrarë dhe 15 të tjerë janë të plagosur. Mes viktimave është dhe një fëmijë 3 vjeç, si dhe autori i ngjarjes.
Katër të vrarë dhe 15 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë në Kaliforni në një festival të përvitshëm ushqimi i cili tërheq me dhjetëra ta apasionuar. Mes viktimave është dhe një fëmijë tre vjeç, si dhe autori i sulmit. Ky i fundit është një 30-vjeçar i cili u vra nga forcat e rendit.
Një dëshmitar tregoi për mediat se autori ngjarjes kishte veshur një jelek anti-plumb dhe pantallona të stilit ushtarak. Sipas tij, ai ishte në gjendje të qëllonte tre ose katër të shtëna në sekondë dhe qëllonte në çdo drejtim. Hetuesit po analizojnë dhe një pistë të dytë në kërkim të një të dyshuari tjetër, i cili ka mbështetur autorin e ngjarjes.
Në momentin e të shtënave dikush e ka pyetur se përse po e bënte, ndërsa ai u përgjigj: Sepse jam shumë i zemëruar. Një dëshmitar tjetër tregoi se ai kërkonte të vriste sa më shumë persona.
Kamala Harris kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë shprehu ngushëllimet duke thënë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një epidemik dhune me armë zjarri, e cila nuk mund të tolerohet./ABC News Albania 24/7