“Rusia, viktimë e luftës në Ukrainë”, Lavrov shkakton të qeshura gjatë konferencës

schedule07:56 - 4 Mars, 2023

schedule 07:56 - 4 Mars, 2023

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov shkaktoi të qeshura gjatë një konferencë ndërkombëtare në Indi, kur u përpoq të portretizonte vendin e tij si viktimë të luftës në Ukrainë.

Duke iu drejtuar Dialogut Raisina, një ngjarje në Nju Delhi që debaton sfidat kryesore me të cilat përballet bota në politikë dhe ekonomi dhe një nga pak ngjarje të tilla globalisht që ende fton politikanët rusë të marrin pjesë, 72-vjeçari vuri në dyshim pretendimin se Rusia ishte duke u përpjekur për të ndaluar luftën.

“Lufta, të cilën ne po përpiqemi ta ndalojmë, e cila u nis kundër nesh duke përdorur popullin ukrainas, natyrisht, ndikoi në politikën e Rusisë, duke përfshirë politikën energjetike,” theksoi ai, shkruan Sky News.

Lavrov ka udhëtuar në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme gjatë vitit të kaluar për të marrë sa më shumë mbështetje për Rusinë.

India në veçanti ka mbajtur një neutralitet në lidhje me luftën, duke abstenuar në votat në Kombet e Bashkuara që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit. Vendi ka lidhje të gjata ekonomike dhe ushtarake me Rusinë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!