Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit Joe Biden muajin e kaluar ishte karcinoma e qelizave bazale, një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës, tha mjeku i tij të premten, duke shtuar se nuk kërkohej trajtim i mëtejshëm.
Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer si mjek për një kohë të gjatë i zotit Biden, tha se “i gjithë indi kanceroz u hoq me sukses” gjatë vizitës fizike rutinë të presidentit më 16 shkurt. Joe Biden, 80 vjeç, u konsiderua nga Dr. O’Connor si “i ishëndetshëm, i fuqishëm” dhe “i aftë” për të përballuar përgjegjësitë e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë atij kontrolli fizik, i cili vjen pasi ai është disa javë larg nisjes së një oferte të pritshme për rizgjedhje në vitin 2024.
O’Connor tha se vendi i heqjes së indit në gjoksin e Bidenit është “shëruar mirë” dhe presidenti do të vazhdojë ekzaminimet e rregullta të lëkurës si pjesë e planit të tij rutinë shëndetësor.
Qelizat bazale janë ndër format më të zakonshme dhe lehtësisht të trajtueshme të kancerit, veçanërisht kur kapen herët. Dr. O’Connor tha se ata nuk kanë tendencë të përhapen si kanceret e tjera, por mund të rriten në madhësi, dhe se kjo është arsyeja pse ato hiqen.
Joe Biden kishte hequr “disa kancere të lëkurës të lokalizuara jo melanoma” nga trupi i tij përpara se të fillonte presidencën, tha Dr. O’Connor në përmbledhjen e tij të shëndetit të presidentit më 16 shkurt, duke vënë në dukje se ishte mirë e vërtetuar se Bideni ka kaluar shumë kohë në dielli gjatë rinisë së tij.
Zonjës së parë Jill Biden në janar iu hoqën dy inde të qelizave bazale nga syri i saj i djathtë dhe gjoksi.
Ajo tha në një intervistë për Associated Press javën e kaluar se tani është “shumë e kujdesshme” për kremrat e diellit, veçanërisht kur është në plazh.
Karcinoma e qelizave bazale është një kancer me rritje të ngadaltë që zakonisht kufizohet në sipërfaqen e lëkurës mjekët pothuajse gjithmonë mund ta heqin atë me një prerje të cekët dhe rrallë shkakton komplikime serioze ose bëhet kërcënuese për jetën.
Çifti Biden kanë qenë prej kohësh avokatë të luftës kundër kancerit. Djali i tyre i rritur Beau vdiq në vitin 2015 nga kanceri i trurit./VOA