Avokati nga Karolina e Jugut Alex Murdaugh është shpallur fajtor për vrasjen e gruas dhe djalit të tij duke hequr vëmendjen nga krimet e tij financiare prej miliona dollarësh.
54 vjeçari do të përballet me 30 vite deri në burgim të përjetshëm pa lirim me kusht, për çdo akuzë për vrasje. Më herët ai pranoi akuzat për mashtrim ku për një vit të vetëm vodhi 3.6 milionë dollarë.
Ai është justifikuar se kjo ka ndodhur për shkak të një varësie nga lëndët narkotike, duke pretenduar se në pikun e varësisë përdorte deri në 3.000 gramë në ditë, që do të thoshte një shpenzim deri në 50,000 dollarë në javë.
Për vite me radhë ai kishte vjedhur nga partnerët e tij ligjor dhe klientët e tij. Maggie dhe Paul Murdaugh u qëlluan nga një distancë e afërt në pronën e tyre familjare më 7 qershor të vitit 2021.
Gjykatësi Clifton Newman hodhi poshtë një mocion mbrojtës.
Murdaugh ishte dikur një avokat me ndikim dhe për dekada deri në vitin 2006 anëtarët e familjes së tij kishin shërbyer si prokurorët kryesorë në zonë. Ndikimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm sa që juridiksioni u bë i njohur si “Vendi Murdaugh”.
Çështja ndaj tij bazohej tërësisht në prova rrethanore. Asnjë provë e drejtpërdrejtë. Prokuroria u përqendrua në një video inkriminuese të Snapchat të marrë nga djali i Murdaugh pak para vrasjeve.
/abcnews.al