PD: KLGJ po shkel Kushtetutën me Gjykatën e Lartë

schedule14:00 - 28 Korrik, 2019

schedule 14:00 - 28 Korrik, 2019

Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën. Ky reagim i Partisë Demokratike vjen nëpëemjet një deklarate për shtyp ku nënvizon se për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë duhet të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës.

Është dhunuar Kushtetuta dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor është degraduar në një koorporatë prive të kryeministrit.

Këtë shqetësim ka shprehur Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Caktimi i gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor bie ndesh me Kushtetutën. Sipas Kushtetutës duhet që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të japë pëlqimin edhe Presidenti i Republikës”.

Për Partinë Demokratike është shumë e rëndësishme që çështjet me natyrë urgjente, të cilat lidhen me shqyrtimin e kërkesave për ekstradim, të zgjidhen brenda afateve ligjore dhe pa rrezikuar që kriminelët të lirohen për shkak të mungesës së gjykatës. Por, kjo duhet të realizohet në përputhje me Kushtetutën, sepse, ndryshe, mund t’u shërbejë kriminelëve si alibi për të kërkuar lirimin e tyre- shprehen demokratët.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka për detyrë të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të vënë në funksonim sa më parë Gjykatën e Lartë dhe jo të dhunojë Kushtetutën me emërim gjyqtarësh të përkohshëm sipas modelit antishtet të Edi Ramës për të kontrolluar drejtësinë me prokurorë e gjyqtarë të përkohshëm”.

Kjo drejtësi sipas Partisë Demokratike ka për qëllim të mbrojë nga ndëshkimi Edi Ramën dhe t’u japë vrasësve dhe kriminelëve një alibi për t’i shpëtuar drejtësisë së vërtetë! /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!