Japonia zbulon se ka mijëra ishuj më shumë nga sa kishte numëruar vite më parë

schedule20:54 - 2 Mars, 2023

schedule 20:54 - 2 Mars, 2023

Japonia zbulon se është më e pasur në ishuj sesa mendohej.

Hartat dixhitale nga Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor të Japonisë (GSI) zbuluan kohët e fundit se ka 14,125 ishuj në territor, më shumë se dyfishi i 6,852 të kataloguar zyrtarisht në një raport të vitit 1987 nga Roja Bregdetare e Japonisë, sipas CNN. Tani sipas informacionit të ri Japonia ka 7000 ishuj më shumë nga sa pritej.

Kjo nuk do të thotë se territori i Tokios është rritur vitet e fundit, por siç shpjegon GSI, përparimet teknologjike në rilevim kanë bërë të mundur identifikimin e ishujve që nuk ishin hartuar më parë në të gjitha sipërfaqet tokësore natyrore me një perimetër prej të paktën 100 metra, pa përfshirë ato të rikuperuara artificialisht.

Meqenëse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare se si të numërohen ishujt, Japonia përdori të njëjtën metodë si në sondazhin e mëparshëm 35 vjet më parë.

Ishujt përreth Japonisë kanë qenë në qendër të shumë mosmarrëveshjeve territoriale.