Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i La Liga: Barça nuk do të mund të blejë lojtarë gjatë verës

schedule20:24 - 2 Mars, 2023

schedule 20:24 - 2 Mars, 2023

Javier Tebas, presidenti i La Ligas, doli këtë të enjte para mediave në Forumin e Sportit dhe Biznesit të mbajtur në Londër, ku edhe një herë theksoi se Barcelona nuk është në kushte financiare për të blerë lojtarë në verë. Këtë e ka konfirmuar programi sportiv Radio Estadio de Onda Cero.

Gjatë Samitit të Biznesit të Futbollit të Financial Times të mbajtur në “The Biltmore Mayfair” Tebas deklaroi se situata e ekipit katalanas do të duhet të ndryshojë shumë në mënyrë që të jetë në gjendje të nënshkruajë  me lojtarë të rinj në verë.

“Unë dua një garë të balancuar, jo se çdo lojtar mund të blihet kaq lehtë”, tha Tebas.

“Presidenti Laporta do të më thërrasë i zemëruar. Por kështu është. Do të jetë praktikisht e pamundur për Barcelonën të nënshkruajë me lojtarë gjatë verës. Klubi do të jetë në telashe”.

Ndërkohë, që Barcelona të regjistrojë lojarë të ri duhet të ulë pagat e larta të lojtarëve aktual, ose do të duhet të shesi lojtarë për të kryer transferime të reja pa kaluar kufirin e pagave. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!