Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia në Divjakë, pasi dyshohet për kryerje të marrëdhënies seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.
Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45 vjeçarit i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës.
Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. /abcnews.al