Pesë rusë qëndrojnë me muaj në aeroportin e Seulit për të shmangur rekrutimin

schedule11:31 - 2 Mars, 2023

schedule 11:31 - 2 Mars, 2023

Qindra mijëra rusë janë larguar nga vendi i tyre gjatw muajve tw fundit për të shmangur rekrutimin e imponuar nga Vladimir Putin, dhe pesë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Seulit për më shumë se katër muaj, me Korenë e Jugut që u ka mohuar atyre azilin.

CNN intervistoi një nga pesë shtetasit rusë që kanë qenë në aeroportin kryesor të Koresë së Jugut që nga tetori i kaluar, pasi atij dhe një tjetri iu dha leja e përkohshme për të qëndruar në një qendër pritjeje tw refugjatëve, në kushte strikte.

Ata kanë frikë se çdo kthim do të nënkuptonte dërgimin e tyre të menjëhershëm në front, siç thotë Dmitri. Gjashtë nga miqtë e tij kanë vdekur tashmë në luftën në Ukrainë, tha njeri prej tyre.

Plani fillestar i babait të një djali shtatëvjeçar ishte të shkonte në Kazakistan, por ai ndryshoi mendje kur mësoi se vendi po kthente rusët.

Koreja e Jugut ishte i vetmi vend demokratik në të cilin mund tw udhwtonin nw atw kohw, tha ai, megjithëse e di që vendi aziatik nuk i shikon me mirësjellje ata që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak – duke pasur parasysh se Koreja ka shërbimin e detyrueshëm ushtarak që zgjat të paktën 18 muaj dhe duhet të kryhet nga shumica e meshkujve deri në moshën 28 ​​vjeç.

/abcnews.al