Bastoni i destinuar të jetë përgjithmonë zikaltër, Inter ka gati rinovimin e kontratës

schedule10:20 - 2 Mars, 2023

schedule 10:20 - 2 Mars, 2023

Kohë rinovimesh tek Interi. Momenti i vështirësisë në kampionat e ka shtyrë çështjen në plan të dytë, por në shtëpinë zikaltër ka disa çështje për t’u zgjidhur. Inter po punon për të rinovuar kontratën e mesfushorit turk, Hakan Calhanoglu. Gjithçka ka shkuar mirë dhe firma do të vijë së shpejti.

Interi tashmë po punon për të rinovuar kontratën e Alessandro Bastonit, kontrata e tië cilit skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Sipas mediave italiane, drejtuesit zikaltër po planifikojnë një takim me Tullio Tinti, agjentin e mbrojtësit italian. Ky takim do të zhvillohet pas sfidës së kthimit ndaj Portos në Champions League. Synimi i Marottës është të rinovojnë kontratën e tij deri në vitin 2027 dhe një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, 1.5 milionë më shumë se sa merr./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!