Basha: Burgu i pret ata që i shërbyen Ramës për të shkelur Kushtetutën

schedule18:10 - 27 Korrik, 2019

schedule 18:10 - 27 Korrik, 2019

Pas shpalljes nga KQZ të rezultatit të 30 qershorit, Lulzim Basha thotë se ata që i shërbyen Ramës për të dhunuar kushtetutën, i pret burgu. Deklarata, sipas zyrës së shtypit të PD, u bë nga një takim me strukturat demokrate në Përmet.

“Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e babëlok t’i shpëtojë”, u shpreh Basha në Përmet.

Basha ka përsëritur se 30 Qershori është nul, pasi “është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor”. Më herët Basha takoi strukturat e PD në Gjirokastër e Delvinë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!