Sulmuesi i Milanit, Rafael Leau, për të cilin kanë interes Liverpool dhe Chelsea, pranoi se nuk i pëlqente moti në kryeqytetin britanik.
“Nuk më pëlqen moti në Londër. Herën e parë që shkova atje, bëra pazar”, tha Leao në një intervistë për A Bola.
23-vjeçari brazilian ka folur edhe për nivelin e kampionatit italian.
“Seria A duket shumë e thjeshtë. Para se të vija këtu, kam luajtur në Francë, ku viti i parë ishte shumë i vështirë për mua. Por kur ke aftësinë, kur je më i shpejtë se të tjerët, mund të krijosh shanse dhe të bësh diferencën. Kam pasur një vit të dytë shumë më të mirë dhe jam rritur shumë si lojtar. Më duhet t’i tregoj botës se çfarë mund të bëj në fushë dhe jashtë saj”, shtoi Leau, shkruan abcnews.al.
Rafael Leao u pyet për aspekte të ndryshme të futbollit të tij dhe përvojën që po kalon te Milan.
“Kujtimi im i preferuar te Milani ishte trofeu i parë. Fitimi i kampionatit ishte gjëja më e mirë”, theksoi sulmuesi.
Rafael Leao u pyet edhe për lojtarin e tij të preferuar në skuadrën italiane: “Maldini është legjenda ime e preferuar e Milanit”.
Lojtari portugez tregoi dhullin e tij kur ishte më i ri: “Unë u rrita duke parë Ronaldinhon”. /G.D abcnews.al/