E ftuar në “Newsline me Viol Xhafaj” në ABC News”, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj komentoi vendimin e marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave për rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë.
Ministrja u shpreh se nga kjo rritje preken 200 mijë punëtorë, ndërsa po ashtu bëri me dije se qeveria ka edhe një plan se do të ndihmojë bizneset që preken më së shumti nga ky vendim.
Ibrahimaj theksoi se synimi është që në vitin 2025, paga minimale në vend të shkojë në 45 mijë lekë.
“Në fakt janë të gjitha kategoritë e bizneseve që preken, pasi punonjës me pagë minimale ka në të gjitha kategoritë e bizneseve.
Janë rreth 200 mijë persona që do të preken dhe do të përfitojnë nga kjo rritje.
Kemi marrë një vendim për rritjen e pagave dhe për të hartuar politika që pagat të vijnë në rritje.
Që nga viti i kaluar të ndikuar edhe nga rritja e çmimeve dhe inflacioni, ndërmorëm rritje të pagës dy herë nga 2 mijë lekë.
Brenda vitit 2025, paga minimale do të shkojnë nëq 45 mijë lekë, duke kuptuar situatën e punëtarëve dhe bizneseve.
Në kemi menduar të vijnë në ndihmë atyre që të ndajnë koston e këtij vendimi me bizneset që preken nga rritja e pagës.
Kemi bërë një analizë të bizneseve me më shumë punëtorë me paga minimale që janë industria përpunuese dhe biznese të sektorit të bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve.
Kemi vendosur të subvencionojmë diferencën e pagesës së kontributeve të sigurimeve shqërore dhe shëndetësore për t’i lehtëuar këto biznese”, tha ministrja.r.t/abcnews.al