Real Madrid “piketon” një tjetër “xhevahir”, mbrojtësi i Benfica në shënjestrën e “galaktikëve”

schedule16:51 - 1 Mars, 2023

schedule 16:51 - 1 Mars, 2023

“Rinovimi” i skuadrës duket se nuk ka mbaruar ende, me “galaktikët” e Real Madrid, që janë gjithë kohës në kërkim të talenteve që kanë potencialin për të shkëlqyer në arenën botërore të futbollit.

Pas nënshkrimeve me Vinicius Junior, Rodrygo, Camavinga, Tchouameni e Federico Valverede tashmë klubi “mbretëror” i ka vënë syrin një “xhevahiri” të ri dhe më konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësin 19-vjeçar të portugezëve të Benfica, Antonio Silva.

Mbrojtësi, produkt i akademisë së portugezëve, prej muajsh tashmë konsiderohet si një talent i nivelit të lartë, teksa ka shkëlqyer me performancat e tij, si në kampionat, ashtu dhe në arenën Evropiane, duke habitur jo pak drejtuesit e klubeve elitare, të konitentit të “vjetër”.

Tashmë për “galaktikët” nuk mbetet gjë tjetër vetëm të paraqisin ofertën e tyre, te portugezët e Benfica, mirëpo transferimet e kohëve të fundit, ku ndër ta është dhe kalimi i Enzo Fernandez te Chelsea, nga kampionët portugez për 120 milionë euro, ka treguar se Presidenti Rui Costa, nuk do ta lërë kollaj, mbrojtësin të largohet pa vlerën e duhur. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!