Ekstradohet nga Greqia një i dënuar për vjedhje me dhunë, ngjarje kjo e ndodhur 3 vite më parë. Erdion Shahaj u prangos nga autoritetet policore në Athinë në Dhjetor të vitit 2018 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Sipas njfotimit të Policisë së Shtetit, 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi gjykata e Tiranës, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Shahaj në bashkëpunim me një tjetër person, në datë 15 korrik të 2016, në kryeqytet, i kanë vjedhur me dhunë çantën një gruaje. E dëmtuara u godit disa herë me sende të forta nga Shehaj, duke përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. /ABC News Albania 24/7