Lojtari kryesor i kombëtares argjentinase që u kurorëzua kampion bote në Katar, Rodrigo De Paul cilësoi skuadrën e Lionel Scalonit si më të mirën e të gjitha kohërave.
“Më falni të gjithë, por ne jemi kombëtarja më e mirë që ka pasur ndonjëherë Argjentina”, tha fillimisht ai duke justifikuar fjalët e tij.
“Këtë nuk e them nga egoja, asgjë tjetër. Unë mendoj se kombëtarja kishte lojtarë më të mirë se ne në të kaluarën”. /G.D abcnews.al/